Banorët e fshatit Kalush në protestë: Rrezikohemi nga përmbytjet

Premte, 18 Janar 2019 18:51

Banorët e fshatit Kalush në Bashkinë e Rrogozhinës rrezikojnë të përmbyten ashtu si dy vite më parë.

Argjinatura ekzistuese e lumit Shkumbin që kalon fare pranë fshatit të tyre është e pa mjaftueshme për të përballuar prurjet e mëdha që ky lumë ka në periudhën e dimrit. Pikërisht për të ndaluar këtë fenomen nga i cili janë dëmtuar për vite me radhë banorët e këtij fshati kanë protestuar sot për ngritjen e një argjinature të re e cila do të zgjidhë problemin e tyre.

Sipas banorëve frika se reshjet e shumta të shirave dhe shkrirja e borës përgjatë rrjedhës së këtij lumi do t’i përmbysë sërisht ata. Nga ana tjetër banorët ankohen edhe për prishjen e urës e cila lidh fshatin Kalush me rrugën kryesore.

“Kemi frikë se në këtë periudhë reshjet janë të shumta dhe lumi mund të na përmbytë shtëpitë. E vuajtëm dy vite më parë kur uji na u fut në shtëpi, tani duam zgjidhje”, tha një nga banorët.

Një tjetër banor u shpreh se për shkak të rrezikut nga përmbytjet edhe tokën e kemi lënë djerrë.

“Jemi të detyruar që edhe tokën ta lëmë djerrë. Vetëm jonxhë mund të mbjellim pasi për të tjerat as që bëhet fjalë, marrin fund”- thotë një tjetër.

Nga përmbytjet e dy viteve më parë banorët e këtij fshati pësuan dëme të konsiderueshme materiale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...