115 familje të bllokuara në Dibër, probleme edhe me elektricitetin

E Enjte, 24 Janar 2019 10:10

Reshjet e shiut prej disa ditësh kanë "pushtuar" vendin tonë, ndërsa në zonat malore vijojnë që të jenë në formë dëbore, më të shumta në qarkun e Dibrës.

Zona e Lurës është në mungesë të energjisë elektrike prej 24 oreve. Probleme me elektricitetin ka pasur edhe Kalaja e Dodës. Në të gjithë qarkun rreth 115 familje kanë mbetur të bllokuara për shkak të dëborës, ndërsa probleme ka pasur edhe me energjinë elektrike.

Në zonë për të rregulluar defektet lidhur me energjinë elektrike kanë dalë rreth 300 punonjës të OSHEE-së.

Ndryshe është situata në Kukës. Shkrirja e borës dhe reshjet e shiut, po ndikojnë në rritjen e prurjeve të lumenjeve në liqenin e hidrocentralit të Fierzës të cilat u shtuan me 230 meter kub në sekondë duke e rritur me 75 cm nivelin e liqenit në vetëm 24 orë.

Por megjithëse ka një rritje të nivelit të Fierzës situata hidrike paraqitet e njëjtë si në muajt e verës. Aktualisht niveli i liqenit të Fierzës është 274 metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë, përmirësimi i motit ka ndikuar edhe në hapjen e rrugëve nga bashkia e Kukësit. E vetmja njësi administrative e bllokuar është ajo e Arrenit. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...