“Nami” me grabitje në Korçë, por policia ende asnjë gjurmë nga autorët

Premte, 25 Janar 2019 19:09

Policia e Korçës akoma nuk ka gjetur gjurmët e autorëve të tre grabitjeve në qytetin e Korçës. Grabitësit kanë dëmtuar serverat e kamerave të sigurisë.

Tri ditë pas grabitjes së shumave të mëdha monetare nga tre biznese në Korçë, të dhënat e grumbulluara nga policia, janë të pamjaftueshme, për të shkuar drejt identifikimit të autorëve. Në vendngjarje nuk janë gjetur gjurmë gishtash, pasi autorët kanë vepruar me doreza, ndërsa as rojet e bizneseve, as më tepër se 15 persona të pyetur dhe shoqëruar, nuk kanë zbuluar detaje të vlefshme për ecurinë e hetimeve.

ABC News ka mësuar se gjatë grabitjes së fabrikës së përpunimit të letrës, autorët e kanë zbritur kasafortën nga kati i dytë i ndërtesës në oborr dhe aty e kanë hapur me mjete të forta, pa u vënë re nga roja.

Ashtu si në rastet e grabitjeve të tjera, autorët kanë dëmtuar serverat e kamerave të sigurisë të bizneseve që sulmuan, duke e vështirësuar punën e grupit hetimor.

Policia beson se grabitjet në masë të bizneseve në Juglindje, referuar mekanizmit të përdorur, janë realizuar nga i njëjti grup kriminal, i cili vepron edhe në qytete të tjera të vendit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...