Skandaloze/Rama firmos që Shqipëria të kthehet në kamp gjigant refugjatësh

Diel, 27 Janar 2019 15:57

Shqipëria kthehet në vend pritës në rast fluksi emigrantësh të paligjshëm.

Është kjo marrëveshja statujë e nënshkruar mes qeverisë së Edi Ramës dhe BE, për marrëdhënien me FRONTEX, përmes një pr/ligji tashmë të dërguar në Kuvend.

Në një intervistë për Tv Klan, zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, pjesë e grupit negociator të marrëveshjes me Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian (FRONTEX), thotë se Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që nënshkruan këtë marrëveshje.

‘Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka firmosur dhe ka finalizuar këtë marrëveshje në drejtim të rritje së sigurisë së kufijve të Shqipërisë. Shqipëria është prekur shumë nga flukset migratore nga vendet e treta dhe ka bërë që BE të kthejë sytë nga vendet e Ballkanit që janë portë hyrëse për këta emigrantë’.

Sipas këtij projektligji, me anë të kësaj marrëveshje synohet forcimi i bashkëpunimit për menaxhimin e kufijve, për të luftuar emigracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe kryerjen e operacioneve të kthimit e të ripranimit të emigrantëve.

‘Oficerë të FRONTEX do vijnë dhe do punojnë bashkë me oficerë të kufirit në menaxhimin e kufirit dhe fluksin e emigrantëve dhe shmangien e krimit kufitar, si dhe terrorizmit që mbetet prioritet i BE’.

Gjatë vitit 2018 në vendin tonë u futën rreth 6 mijë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta si Siria apo Afganistani. Ndërsa shumicës së tyre iu refuzua kërkesa për azil në vendin tonë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...