Turist dhe beqar? – Merrni të dashur ‘me qira’ në Romë!

Tuesday, 29 Janar 2019 19:00

Ndodheni në qytetin e Romës dhe jeni beqar?

Një kompani turistike në Romë ofron mundësinë për të bërë një tur rreth qytetit së bashku me një ‘të dashur Instagrami’. Merrni me qira një të dashur të rremë bëni xhiro rreth ‘qytetit të përjetshëm’ dhe shumë foto me të. Këtë mundësi e ofron paketa e shërbimi “Insta Boyfriend Rome Private Tour” ( Një tur privat në Romë me një të dashur instagrami) krijuar nga “Roma Experience”, një kompani e themeluar në vitin 2009 që operon në sektorin e turizmit.

Kompania, organizon turne në Romë me një të dashur të rremë që do të shfaqet në rrjetet tuaja sociale. Nëse dëshironi, mund të merrni një vizitë tre orësh në vendet më të famshme në kryeqytet, së bashku me të dashurin “me qira”, i cili është gjithashtu një fotograf profesional. ‘Të dashurit fotografë’ ndjekin turistët në rrugicat e Romës, për t’i lejuar ata të “jetojnë si një model për një ditë” dhe të kenë shumë foto për të postuar në Instagram.

Sa është çmimi?

Turi privat ofrohet nga agjencia nën çmimin e € 735 dhe përfshin vizitat në monumentet më të famshme të Romës si Koloseu, Kisha e Sistines dhe Vatikani. Nëse doni të merrni edhe të dashurin më qira atëherë do ju kushtojë 350 Euro më shumë.

Me pak fjalë, nuk është një shërbim me kosto të ulët, por “Përvoja Rome” thekson se është me të vërtetë e vlefshme pasi që “i dashuri me qira” është më i mirë se një i dashur i vërtetë.

I dashuri i instagramit, në fakt, nuk ankohet, është vetëm për turistët dhe kështu nuk është i hutuar, por mbi të gjitha është një fotograf profesionist, i cili nuk do ta bëjë “të dashurën” të mërzitet për fotot jo të bukura.

Burimi: https://www.huffingtonpost.it/2019/01/28/turista-single-a-roma-arriva-il-fidanzato-in-affitto-da-sfoggiare-su-instagram_a_23654724/?ref=fbpr

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...