Mrekullia në QSUT, foshnja 11 ditëshe i mbijeton operacionit

Premte, 01 February 2019 21:44

Endrison Murati ka vetëm 11 ditë që ka ardhur në jetë por ka kaluar vështirësi më shumë se çdokush prej nesh. Endrisoni lindi me keqformim të palcës kurrizore dhe me një komplikacion të rrallë në kurriz.

Mëngjesin e së enjtes, vetëm 11 ditësh, foshnja iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë. Pas 3 orësh operacion, mjekët ia dolën që të kthenin në normalitet trupin e foshnjës.

Mjeku neurokirug Artur Xhumari tregon dhe vështirësitë që hasën për shkak të komplikacioneve të rënda. Sfida më e madhe ishte fillimisht që foshnja të mund t’i mbijetonte një operacioni të tillë, dhe më pas të mund të lëvizte trupin e saj.

“Nëse nuk operohej, ishte rreziku imediat që kjo qeskë të çahej dhe si pasojë çarja do sillte sëmundjen e rrallë të meningjitit që për një fëmijë është një sëmundje shumë e rrezikshme dhe nëse nuk hiqej dhe ajo kocka e vogël, me kalimin e moshës, mundej që funksioni i palcës dhe i këmbës të dëmtohej edhe më shumë. Ndërsa tani është mirë, ushqehet, qan, bën atë që duhet të bëjë”, tha mjeku neurokirurg, Artur Xhumari shkruan report tv.

Erjon dhe Fatane Murati janë prindërit e vogëlushit. Ata tregojnë se komplikacionin e foshnjës e mësuan në muajin e fundit të shtatzënisë, por shprehen të lumtur që Endrisoni mundi t’ia dilte. “Në muajin e fundit të shtatzënisë e morëm vesh. Nuk e hoqëm fëmijën pasi doktorët na dhanë shpresë. Jemi shumë të lumtur që ia doli”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...