‘Kavaja’/ ‘Rilindja’ e DAR nën hetim, fshehën skandalin për 5 ditë

Saturday, 09 February 2019 17:01

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetime edhe për veprimtarinë e Drejtorisë Arsimore Rajonale Kavajë dhe për drejtuesit e Shkollës “Rilindja”, ku ishte nxënëse e mitura që ra pre e abuzimit seksual.

Mësohet se vajza ka dëshmuar në gjykatën e Durrësit, lidhur me abuzimin. Sipas saj, stafi pedagogjik dinte rreth abuzimit ditë me parë, por nuk e kanë denoncuar në struktura të tjera shtetërore.

Gjithashtu, në dosjen që prokuroria depozitoi disa ditë më parë në Gjykatën e Durrësit për masat e sigurimit personal ndaj të akuzuarve, zbulohet se institucionet arsimore u informuan rreth ngjarjes disa ditë para se vajza të bënte denoncimin në Polici. Megjithatë, nuk është bërë kallëzim në polici nga ana e punonjësve të institucioni arsimor.

Shtatë adoleshentë u lanë nga gjykata nën masën e arrestit me burg disa ditë më parë. Sipas hetimeve të prokurorisë, ata akuzohen se nën shantazhin e publikimit të një videoje intime, kanë kryer marrëdhënie intime me vajzën.

Modifikuar më Saturday, 09 February 2019 17:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...