Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon për 2018

Tuesday, 12 February 2019 09:40

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit të lëshuar së fundmi.

Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi i cili pritet të arrije në 56.4 për qind në fund të vitit 2018 nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014.

Serbia e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë renditjen.

Mali i Zi pret të mbyllë vitin me një borxh sa 70 për qind e PBB-së. Borxhi i Malit të Zi është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të angazhimeve që kanë marrë autoritetet atje për të ndërtuar një autostradë që i lidh me Serbinë me një vlerë rreth 900 milionë euro financime kineze.

Ndërkohë borxhi Shqipërisë vijon të jetë joelastik ndaj zhvillimeave pozitive makroekonomike.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me ritmet më të në rajon me mbi 4% të PBB në fund të 9-mujorit, buxheti ka performuar me suficit primar, teksa borxhi publik është “gozhduar” rreth 70%. Pas shifrës zyrtare me 69.9% të PBB-së në të cilën pritet të mbyllet borxhi publik më 2019, realiteti mbi borxhin publik mbetet i trishtë për shkak të detyrimeve të prapambetura të paazhurnuara në borxh ishin 24 miliardë lekë ose sa 1.5% e PBB.

Në vendet e tjera të rajonit borxhi publik është në kufirin 60%, të cilin FMN e konsideron shqetësues. Maqedonia pret ta mbyllë vitin 2018 me një borxh sa 42.2% të PBB-së, Bosnja me 35%.

Turqia dhe Kosova paraqitet me borxhin më të ulët në raport me PBB. Edhe pse Turqia u përball me një krizë e cila zhvlerësoi lirën turke gatoi me një të tretën ndaj euros dhe dollarit për pak kohë, borxhi i vendit u rrit me vetëm 2% të PBB-së gjatë 2018.

Ndërsa Kosova, duke qenë se është një shtet i ri, ka ende shumë hapësirë për të konsumuar borxhin publik i cili në fund të vitit 2017 ishte 16.6% e PBB-së.

 

Modifikuar më Tuesday, 12 February 2019 10:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...