Tradhti në kampin e Manchester City, ylli skuadrës me fanellën e United

E mërkurë, 13 February 2019 15:46

Rivaliteti mes dy skuadrave të një qyteti njihet në mbarë botën. Kudo njerëzit e një qyteti janë të ndarë në dy anë, në dy skuadra zemre. “Luftë” e madhe është edhe në Manchester të Anglisë ku City dhe United rivalizojnë mes tyre.

Historia njeh dominim e United, por në futbollin modern City ka marrë përmasa të mëdha. Gjithsesi për njerëzit nganjëherë ka vlerë e shkuara. Kështu ndodhi edhe me Ilkay Gundogan, i cili është fotografuar në një dyqan në qendër të qytetit, teksa ai shikon me interes dy fanella të Manchester United.

Fillimisht ishte një fanellë e Cristiano Ronaldos me numrin 7, me të kuqen klasike të United. Ndërsa më pas, është tërhequr një fanellë blu, po e “djajve të kuq”, e cila përkon me fanellën e ndeshjeve në transfertë të sezonit 1992-93.

Fotot kanë bërë gjiron në mediet angleze dhe debati i madh ka filluar mes tifozëve, tani pritet nëse do ketë ndonjë reagim nga klubi. Në realitet turko-gjermani nuk bleu asnjë fanellë, por pati interes të fortë vetëm tek ato të United.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...