Raporti: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo vend tjetër në Europë për shëndetësinë

Tuesday, 19 February 2019 17:24

Shqiptarët rezultojnë se kanë barrën më të lartë financiare, që u referohet shpenzimeve nga xhepi që familjarët paguajnë direkt për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, sipas të dhënave të Eurostat dhe Bankës Botërore.
Sipas Eurostat, në vitin 2017, më shumë se gjysma e popullsisë (55%) në Bashkimin Europian (BE) raportuan se shuma që familja e tyre duhej të paguante për kujdesin mjekësor nuk përfaqësonte një barrë financiare. Nga ana tjetër, 34% thanë se shpenzimet e kujdesit shëndetësor ishin disi një barrë financiare, ndërsa 11% i perceptojnë këto shpenzime si një barrë të rëndë financiare në buxhetin e familjes.
Nga rajoni, raporti përfshin të dhëna për Maqedoninë e Veriut, ku përqindja e atyre që deklarojnë se shpenzimet e kujdesit shëndetësor janë një barrë financiare është 28.3%, më se dy herë më e lartë sesa mesatarja europiane. Në Serbi, kjo peshë është më e ulët, në rreth 15%.
Të dhënat për Shqipërinë mungojnë, por një raport i mëparshëm i Bankës Botërore bën të ditur se shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë janë një barrë për 57% e shqiptarëve, përqindje që sipas Bankës është më e larta në Europë dhe në nivelin e vendeve me të ardhura të ulëta si dhe shumë më e lartë se Europa Qendrore dhe vendet Baltike, që e kanë këtë tregues në 23%.

Pas Shqipërisë në rajon renditet Mali i Zi (me rreth 32%), Bosnja, e ka këtë tregues gati 29%, sipas Bankës Botërore, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.
Në botë, vendet që paguajnë më shumë nga xhepi për kujdesin shëndetësor janë Armenia, Jemeni, Azerbajxhani, me rreth 80% të të anketuarve, që e raportojnë se e kanë një barrë të lartë financiare.
Sipas Eurostat, nga vendet e BE-së, 13% e të anketuarve kanë pohuar se kanë një barrë të lartë financiare blerjen e ilaçeve, 17% për shërbimet dentare, dhe 13% të paguajnë për shëndetësinë. Qipro, Bullgaria, Italia, Letonia janë shtetet që raportojnë kosto më të lartë për shërbimet shëndetësore dhe ato dentare. Ndërsa blerja e barnave është barrë më shumë për polakët, qipriotët, bullgarët.
Një tjetër raport i Komisionit Europian për cilësinë e jetës e rendit Shqipërinë si vendin me papërballueshmërinë më të lartë për shërbimet dentare. Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjën se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Europë. Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend. Me gjithë atë kanë një diferencë me 10 pikë përqindje në krahasim me Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...