Furtuna bllokon në det tragetet e nisura nga Durrësi

Saturday, 23 February 2019 09:51

Tragetet me pasagjerë që janë nusur gjatë mbrëmjes së kaluar në drejtim të Italisë akoma nuk kanë arritur të ankorohen në portin e Barit.

Duket se moti i paqendrueshëm që ka përfshirë vendin tonë, është prezent edhe në krahun tjetër të Adriatikut.

Ndërkohë që burime nga Kapiteneria e Portit Detar në Durrës, bëjnë me dije se dy tragetet e nisura mbrëmë nga Durrësi, "Af Marina" dhe Rigel I, nuk kanë arritur të ankorohen, si pasojë e forcës së erës që shkon deri në 35 milje/orë dhe forcës së detit që raportohet të jete reth 8 ballë.

 Pra aktualisht pasagjerët ndodhen ende në det të hapur në pritje të qetësimit të erërave dhe deri në përmirësim të situatës.

Duke parë edhe erërat e forta kapiteneria ka ndaluar hyrjen-dalje e mjeteve në portin e Barit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...