Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Miqësisë Franko Shqiptare në Francë

Hënë, 04 Mars 2019 19:04

Të udhëhequr nga parimet e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë si dhe nga nevoja për zhvillim dhe thellim të bashkëpunimit akademik sot 04 mars 2019 u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit midis Univerzitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Shoqatës së Miqësisë Franko Shqipëtare në Francë.

Rektori i Univerzitetit “Nënë Tereza” në Shkup prof.dr. Azis Pollozhani para mysafirëve në pika të shkurtëra prezantoi drejtimet studimore të universitetit, stafin akademik si dhe veçoritë kryesore që e bëjnë të veçantë Univerzitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Ai ndër të tjerat vlerësoj lartë bashkëpunimin me Shoqatën e Miqësisë Franko Shqipëtare në Francë si një urë lidhëse e cila mundëson lidhjen dhe bashkëpunimin e universitetit me organizata ndërkombëtare, universitete dhe instutucione ndërkombëtare me seli në Francë dhe Gjenevë.
Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko Shqipëtare në Francë z.Tahir Shabani shprehu vlerësimet më të lartë për Univerzitetin “Nënë Tereza” në Shkup si tempull i dijes dhe shprehu gadishmeërin e tijë për të zhvilluar programe të përbashkëta për trajnime profesionale, konferenca dhe simpoziume për avancimin e studentëve dhe stafit akademik të universitetit.
Memorandumi i bashkëpunimit parasheh shkëmbimit të përvojave dhe njohurive shkencore dhe profesionale, organizmin e konferencave shkencore, akademike, simpoziumeve, leksione, tribunave të përbashkëta si dhe bashkëpunim për projekte me interes të përbashkët kërkimor studiues në përputhje me deklaratën e Bolonjës dhe standardeve evropiane për arsim të Lartë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumi ishin prezent edhe Konzuli i Përgjithshëm i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe përfaqësuesei i Shoqatës së Miqësisë Franko Shqipëtare në Francë z.Mevaip Avdiu.

Modifikuar më Hënë, 04 Mars 2019 19:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...