Mungesa e rendit dhe sigurisë, 8 marsi i munguar për 7 gra të vrara këtë vit në Shqipëri

Premte, 08 Mars 2019 12:29

Ditë festë apo proteste. E njohur si dita ndërkombëtare e gruas, 8 Marsi diku festohet e diku protestohet, për më shumë të drejta e barazi gjinore.

Por për Gentiana e Merisa Caushajn, Valentina Matën, Eva Lerën, Ervilma Seferin, Lirie Xhepën e Nazime Demollarin jeta u shua nga meshkujt e shtëpisë, burra, djem apo të afërm të tyre. Krime që mund të ishin parandaluar, ndërsa sot, emrat e tyre, janë në statistikat si i viktima të dhunës së burrave, dhe si një këmbanë alarmi se shumë mbetet ende për t’u bërë.

2019, nisi me një ngjarje tronditës. Më 2 janar, 34-vjecari Gazment Musta la të vdekur pas një sherri banal bashkëshorten e tij, Gentiana Caushaj dhe kunatën 18-vjeçare, Merisa Caushaj.

Më 14 janar Majlind Lala dhëndër në familjen Mata qëlloi për vdekje me armë vjehrrën e vjehrin e tij. Bujar Mata, 63 vjeç dhe gruaja e tij Valentina Mata, 52-vjeç u gjetën të vrarë në banesën e tyre në lagjen “Kristaq Mone”, ndërsa vajza e tyre e shokuar mori lajmin e kobshëm në Suedi, ku edhe kishte jetuar me ekzekutorin Majlind Lala.

Më 6 shkurt në Vlorë, 57-vjecari Teodor Lera i mori jetën gruas së tij, Eva Lera, 45 vjece, duke e mbytur me duar, nënë e tre fëmijëve. Krimi i rëndë në Vlorë ishte një tragjedi e paralajmëruar ashtu si shumë të tjera që kanë ndodhur në vend, vite me parë çifti Lera kishte përfunduar në polici, pasi Teodori i kishte çarë kokën gruas së tij dhe ishte arrestuar nga forcat e policisë. Por më pas bashkëshortja e tij Eva e kishte falur.

Vetëm 6 ditë më pas, më 12 shkurt, një tjetër grua, nënë e një vajze të mitur u vra nga bashkëshorti i saj gardist. 44-vjeçari, Alket Arapaj punonjës prej 21 vitesh i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare, Ervilma Seferi. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, ndërsa policia vuri në pranga burrin vrasës.

Më 14 shkurt, Lirie Xhepa rreth 49 vjeçe u gjet e masakruar në liqenin e Sharrës. Policia tha se ajo ishte viktimë e kunatit të saj, Dashamir Xhepa i cili ndër të tjera e kishte qëlluar me tre plumba në trup. Shkak i krimit dyshohej një lidhje intime mes tyre.

Vetëm pak ditë më parë, më 4 mars, 80-vjeçarja Nazime Demollari, mbeti viktimë nga djali i saj, Nazim Demollari, i cili për ironi të fatit mbante emrin e saj. 50-vjeçari mbyti me duar nënën e tij pas një sherri në banesë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“I bija telefonit, nuk ma hapte. Mora vesh se vajza kishte tentuar t’i jepte fund jetës”

Aktualitet

“I bija telefonit, nuk ma hapte. Mora vesh se vajza kishte tentuar t’i jepte fund jetës”

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, Shqipja rrëfeu në studio se kur vajza e saj ishte 15 vjeç vendosi ta martonte. Gjërat po shkonin mirë deri...

VIDEO-PREKËSE/U diagnostikua me sëmundje të rëndë, nëna i vendos djalit dhe nuses unazat në emision

Aktualitet

VIDEO-PREKËSE/U diagnostikua me sëmundje të rëndë, nëna i vendos djalit dhe nuses unazat në emision

Rubrika ”Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ka sjellë sot historinë e dhimbshme të zonjës Valbona. Ajo është diagnostikuar me një sëmundje tumorale dhe prej disa vitesh është...

FOTO/ Ngricat dhe bora, ARRSH informon për dy akset në Veri

Aktualitet

FOTO/ Ngricat dhe bora, ARRSH informon për dy akset në Veri

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me dy akse në Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë duke thënë se qarkullimin vijon normalisht. Pasi këto dy akse ishin problematike për shkak...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!