VIDEO/ Banorët e Këlcyrës i vënë kyçin Bashkisë, asnjë punonjës në zyrë

Premte, 08 Mars 2019 13:37

Rreth 30 banesa dhe objekte biznesi rrezikojnë të shemben në Këlcyrë, në kuadër të një projekti për ridimensionimin e pedonales së qytezës. Kjo ka ngritur në protestë prej 5 ditësh banorët të cilët preken nga ky projekt, i cili sipas tyre as nuk është bër publik nga kryebashkiaku Klement Ndoni.

Edhe sot ata kanë kërkuar të njihen me projektin, ndërsa bëjnë thirrje për anulimin e çdo aktiviteti në dëm të interesave të tyre dhe nuk janë dakort aspak me dëmshperblimin.

Gjatë orëve të para të mëngjesit kanë qëndruar përpara bashkisë duke i vendosur kyçin derës e mos lejuar asnjë nga administrata që të hyjë edhe pse këta të fundit as që kanë denjuar të shkojne në punë.

Neser rreth ores 11:00 ata do te zhvillojnë edhe protestën madhështore ku do të ketë edhe perfaqësues të forcave politike duke bllokuar edhe rrugën.

Ndërkohë para dy ditësh banorët u mlodhën dhe shkuan në zyrën e kreut të Bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni. Gjatë debatit pati edhe përplasje verbale mes banorëve dhe kryebashkiakut, ku i kërkuan të nxirte projektin që ka firmosur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...