EMRI/ FOTO/ Kush është 45-vjeçari që shiste drogë në gjimnaze dhe dyshohej vrasës me pagesë

Diel, 17 Mars 2019 15:56

Tvklan.al ka siguruar foton 45-vjeçarit Altin Koçi, i arrestuar më 15 Mars si kreu i një grupi që shpërndante drogëra të forta në disa zona të kryeqytetit.

Koçi ra në pranga gjatë operacionit të Policisë së Tiranës të koduar “Lapraka”, së bashku me dy persona të tjerë, A.D. 25 vjeç dhe 34-vjeçarja me iniciale F.C. Atyre iu sekuestruan 51.2 gram heroinë, 47 doza heroine dhe 10.3 gram kokainë. Altin Koçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij e shisnin drogën përmes dozave nëpër gjimnaze të Tiranës, kryesisht tek “Qemal Stafa” dhe “Aleks Buda”, si dhe në zonën e Laprakës, Unazë të Re dhe në Rrugën e Durrësit.

Policia e Tiranës është duke vazhduar hetimet për të identifikuar dhe arrestuar anëtarët e tjerë të grupit. Ndërkohë, pritet që Altin Koçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij të dalin para Gjykatës së Tiranës për masë sigurie.

 

45-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 1995 kur ishte 21 vjeç u dënua me 15 vite burgim për një vjedhje me pasojë vdekjen. Në vitin 2008, ai doli nga qelia pasi përfundoi dënimin për këtë krim.

Në Qershor të vitit 2015, Koçi u arrestua sërish nga policia. Ai u kap pranë ish-Ekspozitës në Tiranë duke udhëtuar me një motor me targa AL 037. Në çantën e tij personale policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë TT. Uniformat blu të kryeqytetit kishin marrë informacione në rrugë operative dhe dyshonin se Altin Koçi ishte vrasës me pagesë. Sipas të dhënave operative nga policia, mendohej se Koçi do të kryente ngjarje kriminale, si vrasje apo grabitje. Por këto dyshime të policisë nuk u provuan pasi 45-vjeçari nuk bashkëpunoi me autoritetet. Altin Koçi u dënua me 2 vite burgim vetëm për armëmbajtje pa leje, për shkak se dyshimet e tjera nuk u vërtetuan shkruan tvklan.al.

Ja njoftimi i policise per ngjarjen du diteve me pare

Operacioni “ Lapraka” ka vënë në pranga tre persona, mes tyre dhe një i i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen.

Të arrestuarit, A. D., 25 vjeç, A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen) dhe F. C, 34 vjeçe, të tre banuese në Tiranë, kanë qenë në vëzhgim dhe ndjekje nga shërbimet e Antidrogës, pasi për ta disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregtonin në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe ambiente shkollimi droga të forta në formë dozash, në Laprakë, Rruga e Durrësit dhe tek Unaza e Re.

25- vjeçari me inicialet A.D, është ndaluar nga uniformat blu në rrugën “Teodor Keko” duke qarkulluar me mjetin e tij dhe gjatë momentit të ndalimit për kontroll ka hedhur në tokë një qese brenda të cilës ndodheshin 25 doza me heroinë. Policia ka ushtruar kontroll dhe në apartamentin e tij dhe janë gjetur dhe 20 doza heroinë.

Në vijimësi të operacionit janë lokalizuar në rrugën e “Durrësit” dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij, shtetasi A.K. dhe shtetasja F.C. Nga kontrolli fizik shtetasit A. K. iu gjetën dy doza heroinë, ndërsa shtetases F.C. iu gjet në çantën e dorës një qese kokainë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 51.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë;- 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë; 10.3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; peshore elektronike; mjet motor; aparate celularë; automjet

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...