Presidenti grek i ve sërish 'veton' Ramës: Sjellje të tilla nuk ju çojnë në BE

Diel, 24 Mars 2019 20:40

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos ,gjatë një fjalimi me rastin e 25 marsit, Ditës së Pavarësisë së Greqisë, i ka kujtuar edhe një herë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit evropian.

“Sa për fqinjin Shqipërinë, ne nuk jemi kundër perspektivës së saj evropiane. Por është e qartë kërkesa; respekt të plotë dhe të sinqertë për të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane, duke respektuar sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut. Kështu, sjellje të tilla si ato kundër pakicës kombëtare greke, të cilat brutalisht nënvlerësojnë vlerën e jetës apo haptazi fyejnë të drejtat themelore, për shembull, të drejtën e pronës, përbën një pengesë të pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë”, tha midis të tjerash kreu i shtetit grek, citojnë mediat greke.

Sipas tij, Shqipëria ka kërkesa të pabazuara për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i konsideuar edhe një herë si “bashkëpunëtorë të nazistëve të demonstruar historikisht”.

Gjatë fjalës së tij, presidenti grek, shprehet se Greqia është e qëndrueshme dhe e besueshme në Ballkan, dhe shton se shteti helen është i interesuar për bashkëpunim me të gjitha palët në rajon.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...