Takimi me median, Shkullaku: Deri në momentin kur erdhi në PS ky figura…t’i bojkotojmë

Premte, 29 Mars 2019 15:53

Gazetari Armand Shkullaku ka folur në Konferencën “Media në Mbrojtje të Demokracisë” që po mbahet nga gazetarët dhe kreu i PD-së Lulzim Basha sot në Tiranë.

Shkullaku gjatë fjalës së tij tha që ata nuk janë aty për ti bërë gjyqin Kryeministrit Rama apo për të dalë në mbështetje të Bashës por ai ngre disa çështje shumë të rëndësishme të cila rrezikojnë demokracinë dhe fjalën e lirë.

“Në të gjitha takimet elektorale, takimet politike, mbledhjet dhe organizimet që zhvillohen nga partitë ne nuk kemi mundësi të informohemi nga gazetarët tanë. Kronikat dhe lajmet vijnë të gatshme.Të lejohen gazetarët të bëjnë pyetje, të lejohen kamerat të shohim sa njerëz takon Lulzim Basha.”, u shpreh Shkullaku.

Shkullaku ka bërë thirrje që mediat të bojkotojnë çdo aktivitet të drejtuesve dhe politikanëve që vijnë me kaseta apo njoftime të gatshme.

“Modeli  i mëparshëm i PS, deri kur në pushtet erdhi ‘ky figura’, ka qenë ndryshe, sepse lejoheshin kamerat dhe gazetarët që të ndiqnin personalisht debate të nxehta dhe të kishin mundësi të bënin verifikimet dhe raportimet siç duhet. Tani na sjellin kasetat e gatshme.” vijoi më tej gazetari.

Më pas ai shtoi gjithashtu që Shqipëria është në një krizë pasi mungojnë shoqatat e gazetarëve dhe ata janë të pambrojtur, mungon shoqëria civile, parti politike janë të mbylluura etj.

Gjatë Konferencës ka folur dhe kreu i PD Lulzim Basha ku ka thënë që të gjitha aktivitet e tij do të jenë pa kufizime dhe mediat do të jenë të pranishme në çdo takim.

“Asnjë kufizim nuk do të ketë për mediat, në asnjë ngjarje politike të Partisë Demokratike” u shpreh Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...