Një pasaportë për 20 mijë euro, arrestohet arabi në Tiranë, nën hetim dy shqiptarë

Tuesday, 02 Prill 2019 14:22

Një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Përshpejtimi”, ka vënë në pranga një shtetas arab, i cili në bashkëpunim me dy shqiptarë, u premtonin shtetasve me kombësi egjiptiane se mund t’ju siguronin pasaporta të shtetit shqiptar në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.

Kështu paraditen e sotme, u arrestua T. M., 41 vjeç, lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim M. M., 49 vjeçe, që të dy shqiptarë.

Ata akuzohen, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke u kamufluar si investitor dhe partner për investime në Shqipëri, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane të cilët shfaqnin interes se mund t’ju siguronin atyre pasaporta të shtetit shqiptar për shuma që varionin mbi 20 mijë euro.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe është provuar se tre të dyshuarit ndërmjet një zyre binjakëzimi midis Emirateve të Bashkuara dhe Tiranës, ju kanë marrë disa shtetasve shuma të konsiderueshme në euro duke ju premtuar leje qëndrimi dhe pasaporta shqiptare.

Por të dyshuarit nuk kanë bërë të mundur dot as aplikimin për dokument të tillë si pasaporta dhe leja e qëndrimit për shkak të rregullave dhe dokumenteve strikte që kërkoheshin nga zyra e kufirit dhe migracionit.

Në cilësinë e provës të dyshuarve iu sekuestruan, zyra në Tiranë e shtetasit arab; Tre njësi kompjuterash të ndryshëm; Një aparat celular dhe dokumente të ndryshme.

Aktualisht vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Mashtrim”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...