“Vogëlushi te dhoma… nga prapa…”/ Zbardhen përgjimet e bosit shqiptar me avokaten (FOTOT)

E mërkurë, 03 Prill 2019 22:09

Avokatja greke 45-vjeçare, e cila është arrestuar së bashku me një kolegun e saj si bashkëpunëtorë të organizatës kriminale që vepron brenda burgut të Koridhalos, rezulton të ketë lidhje intime me kreun e mafies së burgut, që raportohet se është një shqiptar. Ajo ka rënë në përgjimet e hetuesve greke duke biseduar vazhdimisht në telefon me shqiptarin që ndodhet brenda burgut të Koridhalos në Pire.

Avokatja: Mirëmëngjes vogëlushi im.

Shefi i mafias: Mirëmëngjes.

Avokatja: Nga zëri më dukesh shumë mirë.

Shefi i mafias: Shyqyr.

Avokatja: Të dua shumë dhe nuk dua të të humbas.

Shefi i mafias: Të të pyes diçka?

Avokatja: Po.

Shefi i mafias: Tek ajo dhoma ku shkojmë dhe rrimë… Nga prapa çfarë ka?

Avokatja: Dashuria ime, më në fund. Më në fund fillove të arsyetosh, falë Zotit. Prapa kurrizit tuaj është muri, për të dalë nga gjykata e kam fjalën. Kurse në krah jo, në krah janë disa dhoma dhe pastaj është dalja, drejt dhe pastaj majtas.

Shefi i mafias: Tek ajo dhoma e vogël…

Avokatja: Ngjitur, më afër janë edhe disa dhoma të vogla.

Të dy flasin për planin e vrasjes në gjyq të dy dëshmitarëve dhe më pas arratisjen nga Gjykata e Apelit.

Në disa komunikime të tjera mes shqiptarit që drejton mafien e burgut të Koridhalos dhe avokatit të dytë të arrestuar, zbulohet se dikur shqiptari kishte urdhëruar vrasjen e tij para se të bëheshin bashkëpunëtorë.

Shefi i mafies: Të falenderoj për çka po bën për mua, por mua më mori në qafë ai.

Avokati Giorgo: Dëgjo, më telefono të hënën se ndoshta mund të mbledhim disa.

Shefi i mafies: Sikur babai dhe vëllai im të ishe, këto gjëra nuk do të ishin bërë, këto që po bën ti për mua. Dhe unë që dikur doja të të merrja jetën dhe ti që më ndihmon me shpirt. Ta kam për borxh.

Modifikuar më E mërkurë, 03 Prill 2019 20:27

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...