‘Reforma’/ Qeveria do të heqë fondet e personave që trajtohen me aftësi të kufizuar

E Enjte, 04 Prill 2019 09:02

Ministria e Shëndetësisë referuar shifrave të Shërbimit Social njofton se në vitin 2018 numri i personave që janë njohur zyrtarisht me një aftësi të kufizuar në Shqipëri është 141,740 ( 4.8 % e popullsisë së vendit).

Nga këta, 73,425 persona janë invalidë pune që përfitojnë si nga pagesat e sigurimeve shoqërore ashtu edhe nga pagesat shtesë të skemës së mbrojtjes sociale dhe 68,315 fëmijë e të rritur  që marrin pagesat e aftësisë së kufizuar dhe përfitime të tjera në sistemin e mbrojtjes sociale. Nga këta të fundit, 19 060 persona (28%) marrin edhe pagesë për të mbuluar shërbimin e ndihmësit personal që më parë është quajtur shërbimi i kujdestarisë. 

Ministria e Shëndetësie është duke ndërmarrë një reformë në skemën e trajtimit financiar të kësaj shtresë, ky synohet kursim i fondeve në vitet në vijim.

Deri në vitin 2024 synohet të ulet me 27% numri i përfituesve në skemë, të cilët nuk shfaqin aftësi të kufizuar apo shfaqin aftësi të kufizuar të lehtë dhe referohen në shërbime të tjera rehabilituese dhe integruese.

Synohet të shkurtohen fondet për këtë shtresë po me 27 për qind deri në vitin 2024.

Reforma synon të integrojë në tregun e punës personat me aftësi të kufizuar përmes shërbimeve mbështetëse të arsimit, formimit profesional dhe programeve të nxitjes së punësimit.

Gjithashtu synohet  rritja e mbulimit me shërbime shoqërore të personave me aftësi të kufizuar, i matur në %, ku deri në vitin 2024, 100% e personave të referuar nga komisionet e vlerësimit të marrin shërbime të përkujdesit social nga njësitë e vetëqeverisjes vendore të qarkut të Tiranës. Ky përshkallëzim do të ndiqet në mënyrë progresive për të gjitha qarqet e tjera referuar periudhës së implementimit.

Ndryshimet në legjislacionin në fuqi do të realizohen fillimisht përmes amendimit të kuadrit ligjor ekzistues, deri në vitin 2020, për të krijuar hapësirat ligjore për zbatimin e skemës së reformuar dhe paralelisht duke lejuar hapësirat e zbatimit të skemës ekzistuese në qarqet ku nuk do të zbatohet kjo reformë, duke bërë kujdes që të mos krijohet mbivendosje në legjislacion.

Sipas Ministrisë se Shëndetësisë, paketa e re ligjore për zbatimin e vlerësimit bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar që do të zbatohet në rang vendi kur të jetë realizuar shtrirja progresive deri në vitin 2024 do të reflektojë kombinimin e përfitimeve të pagesave në Cash me shërbimet e integruara. Monitor

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...