Një i moshuar 87-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 , në rrugën e Gjirit të Lalëzit, në fshatin Radë.
“E.Q.,37 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin këmbësorë S.D., 87 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.
Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.