VIDEO 3D/ Si ndodhi brenda 300 sekondash grabitja spektakolare në Rinas

E mërkurë, 10 Prill 2019 21:30

Ka ndodhur gjithçka në 300 sekonda. Furgoni Volkswagen me ngjyre të bardhë me logon e Hetimit Tatimor ka mbërritur në derën e jashtme të aeroportit, pranë parkingut të imbarkimit, në orën 15:03 minuta. Njëri nga 4 grabitësit zbret nga makina dhe i vë zinxhirin një blloku betoni, përpara portës metalike. Furgoni e tërheq për të hapur rrugën dhe për të hyrë në pistë i duhen më pak se 60 sekonda. Në orën 15:04 gjendet në pjesë e pasme të avionit të linjës Tiranë-Vjenë.

Të katër grabitësit zbresin në pistë. U drejtojnë kallashnikovët punonjësve të kompanisë së sigurisë fizike “Nazeri 2000” dhe atyre të aeroportit dhe nisin të marrin thasët me euro që po ngarkoheshin. I ngarkojnë për afro 1 minutë thasët me afro 10 milionë euro, një shifër kjo që mbetet ende për t’u konfirmuar zyrtarisht.

Përshkojnë gjithë pistën me furgon për të arritur tek porta e daljes që shërben për makinat e emergjencës. Është ora 15:08 dhe pamja e fundit që kanë mbi ngjarjen kamerat e sigurisë së aeroportit. Sapo futen në rrugën që të çon drejt Kamzës, një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, i stacionuar në pjesën ballore të aeroportit nis ndjekjen e tyre deri në urën e lumit që ndan Rinasin me Kamzën.

Në urën e lumit ndodh edhe përplasja me armë, ku nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj. Teksa Murataj gjuante në drejtim të policisë, 3 grabitësit e tjerë tentojnë t’i venë flakën furgonit me logon e Hetimit Tatimor. Dështojnë dhe kur Murataj qëllohet, e braktisin dhe largohen me një tjetër furgon në drejtim të Kamzës. Disa minuta më vonë i njëjti mjet u gjet i djegur në afërsi të Bathores. Kjo është edhe gjurma e fundit e lënë prej tyre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...