Papa Ratzinger sulmon Kishën dhe Evropën: “Po humb rrënjët e krishtera”

Saturday, 13 Prill 2019 09:45

Opinioni publik katolik ka pësuar një tronditje ditët e fundit pas botimit të një dokumenti të shkruar nga Joseph Ratzinger, që ende njihet si Papa Bendekti XVI, edhe pse titulli mbetet honorifik nga tërheqja e tij e bujshme në vitin 2013.

Ratzinger, që njihet edhe si një nga teologët më të respektuar të Vatikanit, ka përpiluar një dokument me 18 faqe ku ndërhyn mbi temën e pedofilisë dhe kritikon në mënyrë të drejtpërdrejtë pjesëtarë të Kishës për krimet e kryera.

Jo vetëm, 91 vjeçari gjerman, zgjeron diskutimin mbi rrënjët e kësaj krize, akuzon Kishën që nuk ka kuptuar siç duhet ndryshimet në Evropën Perëndimore pas protestave dhe revolucionit kulturor dhe social të ndodhur në ato vende duke filluar nga viti 1968, dhe deklaron se Evropa “po humbet rrënjët e krishtera”.

Në dokument, Papa aktual, Francesku, përmendet vetëm njëherë, si falënderim në fund, por nuk citohet si burim.

Sipas burimeve të gazetave ndërkombëtare të specializuara në marrëdhëniet brenda Vatikanit, dokumenti ka qenë një risi aspak e mirëpritur nga Vatikani zyrtar.

Ratzinger jetonte i izoluar, me dëshirën e tij, dhe ndërhyrjet publike kanë qenë me pikatore, madje Jorge Bergoglio, Papa Francesku, shpesh herë e ka vizituar privatisht duke marrë këshilla nga ”kolegu” i pazakontë.

Një marrëdhënie e vështirë, sepse nuk ka precedentë modernë të dy papëve në jetë, por që Francesku e ka zbutur në kohë me një dialog personal të mirë.

Dokumenti i botuar, përtej marrëdhënies mes tyre, po thellon akoma më shumë debatin mes mbështetësve të tyre, aty ku Ratzinger është mbështetur nga elementët më konservator dhe tradicionalist, ndërsa qasja e Bergoglios ka bërë për vete pjesën më progresiste të Kishës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...