Kujdes, nga 17 prilli nisin kontrollet tatimore

Saturday, 13 Prill 2019 11:51

Tatimet do të nisin prej 17 prillit fushatën kundër informalitetit, ndërsa në sitën e kontrolleve do të kalojnë kryesisht bizneset e shërbimit, bare dhe restorante.

Aksioni i tatimorëve është njoftuar gjatë një takimi informal nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, me gazetarë, ku ka bërë të njohur disa nga prioritetet e punës së tij.

Kryesisht kontrollet tatimore do të përfshijnë bizneset e shërbimeve në zonat turistike, apo qytetet kryesore në vend, që kanë një prezencë të madhe të turistëve.

Burime nga administrate tatimore bëjnë të ditur se grupet e kontrollit do të synojnë përdorimin e kasave fiskale nga bizneset, duke dhënë kuponin tatimor për çdo artikull të tregtuar, por edhe evidentimi i dokumentacionit lidhur me mallin që kanë në posejdim.

Mësohet se kontrollet do të jenë të koordinuara edhe me institucione të tjera, veçanërisht në subjektet e kulinarisë, veçanërisht me cilësinë e produketeve.

Rreth 851 milionë lekë janë detyrimet që administratat tatimore ka për ti paguar eksportuesve për rimbursimin e TVSH-së, ndërsa fondi total për vitin 2019 është rreth 19 miliardë lekë.

Objektivi është që të shlyhen 1.7 mld lekë në muaj dhe të mos cënohet plani i rimbursimit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...