Gjatë ditës së sotme policia ka tentuar të shoqërojë në komisariat Nikoll Lesin, botuesin e njohur të gazetës 'Koha Jonë'.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lesi, i cili ka treguar për mediat se ngjarja ka ndodhur pak minuta para nisjes së protestës, gjatë kohës që gazetari po shkonte në redaksinë e gazetës.
Mesa duket gjatë debatit me efektivët, Lesi është gërvishtur lehtë në pjesën e parakrahut siç shihet dhe në foton e mëposhtme.
Më herët vetë Nikoll Lesi deklaroi se policia e kishte kthyer mbrapsht te sheshi 'Ëilson", por forcat "Shqiponja" e kishin ndaluar edhe në anën tjetër të rrugës.
Lesi u shpreh se vetëm pasi kontaktoi me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, forcat e policisë e lanë të lirë.