Tiranë, sekuestrohen 111 kg kanabis çokollatë, 3 të arrestuar

Tuesday, 16 Prill 2019 18:45

Një sasi prej 111 kg kanabis në formë çokollate u sekuestruar gjatë një operacioni në Tiranë, ku në pranga u vunë edhe 3 persona.

Policia thotë se operacioni për goditjen e grupit kriminal u bë në rrugën “Pavarësia” në Tiranë, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë

M. L., 33 vjeç, banues në Tiranë

I. G., 57 vjeç, banues në Tiranë

Droge në sasi të konsiderueshme

"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, dyshonte se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sqaron se "mesditën e sotme shtetasi I. G., që drejtonte automjetin "Citroen", bënte lëvizje të dyshimta në rrugën "Pavarësia", duke shoqëruar automjetin tjetër "Mercedez - Benz", me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike".

Ndërhyrja e policisë në momentin kur ata po përgatiteshin për të bërë shitjen e drogës.

"Pasi është ndaluar mjeti "Mercedez - Benz" me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si "cannabis sativa", të presuar në formë çokollate. Gjithashtu gjatë operacionit rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip "Citroen", me drejtues shtetasin I. G. Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, pasi u peshua, rezultoi 111 kg", thanë blutë e Tiranës.

Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...