Ambasadori i Gjeorgjisë i dorëzon ‘Letrat Kredenciale’ Metës

Tuesday, 16 Prill 2019 18:50

Presidenti i Republikës Ilir Meta, pranoi ‘Letrat Kredenciale’ nga Ambasadori i ri i Gjeorgjisë, George Janjghava.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e konkretizimit dhe intensifikimit të tyre, në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të ndërsjellë. Duke vlerësuar hapësirat që ka krijuar lëvizja pa viza e qytetarëve në të dy vendet, Presidenti Meta, nënvizoi interesin për të nxitur në mënyrë të veçantë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe të shkëmbimeve kulturore.

Teksa u ndal në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta shprehu mbështetjen për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë dhe vlerësoi kontributin e saj në kuadër të operacioneve dhe misioneve të NATO-s, si dhe përparimin në kuadër të bashkëpunimit me Aleancën.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...