Rënie e madhe e fitimeve në biznese gjatë 2018-ës

E mërkurë, 17 Prill 2019 09:06

Ecuria e biznesit nuk ka qenë shumë pozitive në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës, teksa shihet se bizneset në këto qytete kanë fituar më pak gjatë vitit 2018 në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se gjatë vitit të kaluar në disa qarqe të vendit të klasifikuara si më të mëdhatë është paguar më pak tatim mbi fitimin.

Në total të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin gjatë vitit 2018 ishin 9% më të larta se më 2017-en, por në tre qarqe ato kanë shënuar rënie. Në qarkun e Tiranës vitin e kaluar u grumbulluan si tatim mbi fitimin 7,1 miliardë lekë, nga 7,5 miliardë lekë më 2017, me një rënie 5.1 për qind. Gjithsesi Tirana është kontribuuesi më i madh në taksa e tatime për shkak se ka përqendrim të lartë biznesesh. Gjatë vitit 2018 rreth 21 % e tatimit mbi fitimin u pagua nga bizneset e qarkut të Tiranës, duke përjashtuar Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Kjo kategori e bizneseve VIP ka paguar 20 miliardë lekë tatim mbi fitimin më 2018,  ose 70 % të totalit të ardhurave nga TF, teksa pjesa dërrmuese e tyre ushtrojnë aktivitetin në Tiranë.

Rënie të madhe të fitimeve kanë pësuar bizneset e Elbasanit gjatë vitit të kaluar. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin në këtë qark për vitin 2018 ishin 531 milionë lekë ose 18 për qind më të ulëta se një vit më parë. Gjithashtu në qytetin e Vlorës arkëtimet nga Tatimi mbi Fitimin shënuan rënie vjetore me 0,2% më 2018.

Ndërsa qarqet më rritjen më të madhe të fitimeve të bizneseve ishin ato të Sarandës, Lezhës, Shkodrës, Durrësit, Korçës dhe Gjirokastrës. Në qytetin e Sarandës bizneset paguan 54 % tatim mbi fitimin më 2018 se sa më 2017.

Bizneset në qytetin e Lezhës paguan 45% më shumë tatim-fitim se më 2017. Në Shkodër bizneset paguan 37% më shumë tatim-fitim dhe në Durrës e Korçë me nga 15% më shumë secila.

Përgjithësisht të ardhurat nga tatimi mbi fitimit janë rritur në qytete turistike, përveç Vlorës./Monitor

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...