“Persona të armatosur, terror në një shkollë në Elbasan, policia fsheh krimin”

E mërkurë, 17 Prill 2019 13:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Persona të armatosur janë futur në një nga shkolla e qytetit të Elbasanit dhe kanë terrorizuar nxënësit.

Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Persona te armatosur futen terrorizojne nxenesit ne Shkollen Ali Agjah ne Elbasan!

Policia fsheh krimin, skandalin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z.Berisha.Dua te denoncoj nje rast alarmant por qe nuk e tregojne e mbajne fshehur.

Diten e premte ne shkollen Ali Agjah ne Elbasan,ne ambjentet e shkolles ka hyre nje person mashkull i dehur dhe me arme ne dore dhe ka terrorizuar femijet.Nga burime te brendshme thone se me pas eshte konfliktuar Klajdi mesuesi i fiskultures me kete person,duke i hequr armen nga dora dhe duke e nxjerre jashte.Policia nuk jep asnje detaj.Dera e shkolles ka qe dje qe nuk hapet me as prinderit nuk i lejojne te hyjne me pas ketij rasti.Nderkohe jane paguar leket nga prinderit qe ne fillim te vitit shkollor per rojen e shkolles por qe roje nuk ka.Se ku kane shkuar keto leke nuk e dijme,por tani po e marrim vesh pas ketij rasti.Asnje nga mesueset nuk tregon asgje,pasi kane urdher te mos hapin goje nga drejtoresha e shkolles.Jemi ne panik per sigurine e jetes se femijeve.Ju lutem publikojeni se cfare mostrash vendosin ne krye te shkolles qe mundohen te fshehin raste te tilla me rrezik jete te femijeve.Anonim ju lutem pasi na cenojne tek femijet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...