VIDEO/ Erjon Veliaj urdhëron zagarët e tij të dhunojnë gazetarin Artur Çani

E mërkurë, 17 Prill 2019 19:14

Skandal, dhunohet dhe shoqërohet në polici gazetari i njohur Artur Çani.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa gazetari ka nisur të filmojë një dëgjesë publike të kryebashkiakut Erjon Veliaj në bibliotekën te Liqeni Artificial.

Çani ka rrëfyer momentet që më pas shkaktuan shoqërimin e tij në polici, nga punonjës të Policisë së Shtetit që tashmë kanë nisur të përdoren edhe nga Erjon Veliaj.

Gazetari Çani ka qenë duke vrapuar te Liqeni, kur ka parë një dëgjesë publike të thirrur nga kryebashkiaku në detyrë. Ai ka ndaluar dhe me celularin e tij ka nisur të filmojë takimin, që siç duket ka qenë i kontrolluar deri në detaje nga civilët, truprojat dhe personat e tjerë që qëndrojnë pranë Lali Erit.

Megjithëse i është prezantuar si gazetar, truprojat e Veliajt dhe civilët e pranishëm, nuk e kanë lejuar.

Për Boldnews.al, gazetari ka treguar se ishin 10-15 civilë, truproja të Erjon Veliajt, që kanë nisur ta shtyjnë, ndërsa pak momente më pas kanë shkuar edhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Këta të fundit kanë bërë edhe shoqërimin e gazetarit drejt komisariatit nr 1 të policisë. Çanit i është thënë se ka një denoncim ndaj tij, ndërsa gazetari ka shkuar me punonjësit e policisë, por në komisariatin nr 1, i është thënë se nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi ndaj tij.

Kjo nuk është hera e parë që policia përdoret nga malavita e politikës dhe e krimit të organizuar.

Referuar asaj që ka ndodhur, policia e urdhëruar në këtë rast nga Lali Eri ka shkuar dhe ka shoqëruar gazetarin, madje duke e gënjyer se ndaj tij ka një denoncim, pasi nuk ka pasur asnjë arsye tjetër për t’a shoqëruar.

Thjesht Lali Eri dhe stafi i tij ka gjetur mënyrën sesi të largojë gazetarin nga dëgjesa publike, dhe në këtë rast ka zgjedhur të përdorë punonjësit me uniformë.

Kjo provohet nga fakti se gazetari Çani është shoqëruar prej policisë me një shkak, i cili nuk ka rezultuar i vërtetë, çka do të thotë se ata punonjës që morën përsipër largimin e tij nga vendi ku Lali Eri zhvillonte takimin, thjesht kishin zbatuar një urdhër të Veliajt.

Gazetari zotëron filmime dhe foto nga momentet kur truprojat dhe civilët që shoqërojnë Lali Erin në dëgjesat publike e kanë shtyrë dhe dhunuar.

Ky është një tjetër rast i paprecedentë kur Erjon Veliaj po instalon diktaturën e tij, duke penguar gazetarët qoftë edhe të ndjekin takimet publike.

Siç duket Lali Eri i druhet të vërtetës, i druhet që në takimet e tij, të jenë pjesëmarrës qytetarë, qofshin këto edhe gazetarë me profesion, që nuk kontrollohen ose nuk janë përzgjedhur prej tij.

Modifikuar më E mërkurë, 17 Prill 2019 19:31

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...