Zhvendoset në Lezhë drejtoria Arsimore, Gurakuqi: Persekutim i Shkodrës

E Enjte, 18 Prill 2019 16:48

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, denoncon një vendim të Ministrisë së Arsimit për reformimin e Drejtorive Arsimore Rajonale.

Sipas Gurakuqit, Drejtoria Arsimore e Rajonit të Veriut nuk do të jetë më në Shkodër dhe vendimet për sistemin arsimor në të gjithë Shqipërinë e veriut do të merren në një Drejtori me qendër në Lezhë.

“Është lëvizje e grahmave të fundit të kësaj qeverie, është pjesë e heqjes së fondeve, mundësisë së një jetë normale për kryeqendrën e veriut të Shqipërisë, është pjesë e mosvëmendjes sistematike ndaj rendit publik”, shprehet Gurakuqi për Ora Neës.

Implementimi i këtij vendimit sipas Gurakuqit do të sjellë papërshtatshëmri në sistemin arsimor.

“E zhvendos organizimin e administratës së menaxhimit të arsimit nga kryeqendra në një prej periferive të vogla dhe pesha e sistemit orientohet drejt një qendre që nuk ka as kapacitetet menaxheriale të mjaftueshme, njëkohësisht ka shpenzime shumë të mëdha, është totalisht e pastudiuar”, shprehet më tej ai.

Romeo Gurakuqi i bën apel edhe opinionit publik që të mos pranojë nga qeveria diskriminimin që i bëhet qytetit të Shkodrës.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në një postim në facebook, Ademi thotë se ky veprim i qeverisë është i palogjikshëm, ndërsa i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të tërhiqet nga ky vendim.

Modifikuar më E Enjte, 18 Prill 2019 17:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...