Kandidati i PD në Tiranë Vendim Demaj, nuk pranon të marrë mandatin e deputetit

Tuesday, 23 Prill 2019 16:17

Një tjetër kandidat i listës së PD, qarku Tiranë nuk ka pranuar të marr mandatin e deputetit. Lajmi konfirmohet nga vet kandidati, Vendim Demaj i cili shkruan se: “Mandati i listës së deputetit që më është ofruar për në Parlamentin e Krimit, nuk është mandat që mua më është dhënë nga elektorati  ku me mospranimin e tij unë do fyej/tradhtoj te besuarit e mi, por ky është mandati i #Partisë Demokratike dhe është #besimi personal nga #Lulzim_BASHA për mua”.

Statusi i Vendim Demajt ne FB
Pas konsultimeve intensive dhe të vështira me dashamirësit mongolez, siamez, sovjetik dhe kinez dhe pasi gjeta pak kohë të lirë të ulesha në pature për tu mbushur frymë vendosa që t'u shuaj kureshtjen të gjithë atyre që kanë ngelur me veshët ngrehur, telefon në dorë dhe sytë nga Tv.
Miq, shokë, koleg, dashamirës dhe dashakëqinjë, të surprizuar dhe të bindur, pas kësaj thirrje publike nga ana e KQZ, unë kam vendosur që s'dua të jem një nga "shpëtimtaret" e mëdhenj të vendit tim të droguar të robëruar nga krimi, të braktisur dhe të plaçkitur nga banda qeverisëse Edviniane, aq më pak sdua të bëhem i tillë duke përdorur dhe përvetësuar diçka që nuk është e imja si në këtë rast mandati i deputetit. Pavarësisht kontributeve personale 28 vjeçare apo të familjes sime të persekutuar, të internuar, të izoluar, të nënçmuar nga etërit e këtyre këlyshëve të kuq mandati i listës së deputetit që më është ofruar për në Parlamentin e Krimit, nuk është mandat që mua më është dhënë nga elektorati  ku me mospranimin e tij unë do fyej/tradhtoj te besuarit e mi, por ky është mandati i #Partisë Demokratike dhe është #besimi personal nga #Lulzim_BASHA për mua.
Prandaj pa asnjë hezitim, mëdyshje, lëkundje apo trullosje nga joshjet por dhe pa marr parasysh asnjë lloj oferte, lutje, sugjerime apo edhe kërcitjet e nofullave të ca hijenave të maskuara nën fustanet e grave, por me sigurinë, vetëdijen dhe gjakftohtësinë më të madhe #Vendosa;  ti them #JO kësaj farse,
#JO këtij maskaralleku dhe #JO kësaj telenovele Turke me skenar Latin.

Modifikuar më Tuesday, 23 Prill 2019 16:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...