Të shtëna me armë zjarri në Luarz të Velipojës. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje por deri tani nuk raportohet për të plagosur apo viktima.
Mësohet se policia ka rrethuar të gjithë zonën. Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë edhe forcat e FNSH.