Operacioni “Pikaso”/ Kapet skifteri laçian i kërkuar nga Belgjika

Diel, 28 Prill 2019 12:07

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 27-vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia belge si pjesë e një grupi kriminal. Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i kërkuar për llogari të drejtësisë belge në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë e në qytetet e tjera belge, ku si rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.

Në vijim të këtij operacioni, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit, organizuan operacionin e koduar “Adriatiku”, për kapjen e një pjestari tjetër të organizatës kriminale i shpallur në kërkim nga drejtësia belge.

Në bazë te informacioneve të marra në rruge operative dhe pas një punë të mirë organizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.04.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në ngarkim të tij “Vjedhje më shumë së njëherë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal” .

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...