Kamza 23-vjet Bashki/Startojnë festimet, ja çfarë do të ndodh dy ditë në qytet

Hënë, 29 Prill 2019 13:40

Nën kujdesin e Kryebashkiakut z.Xhelal Mziu kanë startuar sot festimet e 23-vjetorit të Bashkisë Kamëz. Qyteti është zbukuruar dhe përfshirë nga një atmosferë festive e cila duket edhe të njerëzit, festë e  cila do të vazhdojë deri në përfundim të ditës së nesërm.
Skena gjigande e Pallatit të Kulturës ka ngritur siparin e aktiviteteve dhe është kthyer në një arenë të vërtet festive për të gjithë qytetarët, nga fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave ku do të përformojnë me shfaqjet e tyre. Në dy ditë festë do të ketë çelje Ekspozite, festival Multikulturor të grupeve profesioniste etj.
Sot festa do të startojë me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në festivalin Multikulturor “Kamza 2019”, në të cilin do të marrin pjesë veç Qendrës Kulturore Kamzës dhe Shoqata Kulturore ‘Afërdita” nga Belshi, Ansamblin “Folk-Alb”, ansambli i këngëve dhe valleve Obiliq Kosovë, ansambli Alex Complex etj.
Festa do të shënojë kulmin nesër, ditën e themelimit të Kamzës Bashki, në çeljen zyrtare të aktivitetit  në ora 10:00, ku pas këndimit të Hymnit Kombëtar para Pallatit të Kulturës, parakalimit të Bandës së qytetit do të ketë dhe koncerte të shkollave dhe aktivitete sportive.
Kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu do të ketë një takim me nxënësit më të mirë në sallën e Këshillit Bashkiak Kamëz. Në kuadër te festimeve të tjera grupe do të performojnë në Pallatin e Kulturës Kamzës për qytetarët si shoqata kulturore artistike “Benda” Tiranë, SHKA “Burimet e Sharrit” Tetovë, Qendra Kulturore Mallakastër, SHKA “Shote Galica” Drenas, Qendra Kulturore Tiranë.
Në përfundim të përformancës artistike juria do të shpall dhe fituesit e festivalit.
Do të vlerësohen personalitete që i kanë dhënë jetë qytetit ndër vite si dhe miq të Bashkisë Kamzës.
Nuk do të mungojnë as surprizat ndaj Bashkia Kamëz dhe Kryebashkaiku Xhelal Mziu Ju ftojmë t’i bashkoheni kësaj ngjarje të veçantë për qytetin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...