Qëllohet me breshëri plumbash shqiptari në Gjermani

E mërkurë, 01 May 2019 11:18

Një 36-vjeçar shqiptar në Gjermani është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Gathe dy ditë më parë.

Sipas mediave gjermane, ka qenë ora rreth 21:00 kur qytetarët njoftuan policinë për të shtëna me armë zjarri.

Sapo autoritetet shkuan në vendngjarje, në rrugë gjetën të shtrirë shqiptarin, i cili kishte plagë arme. Pak më tutje ishte automjeti i tij i ndaluar në mes të rrugës. 36-vjeçari kishte mbetur i plagosur dhe u dërgua në spital, ku aktualisht është nën kujdes intensiv.

Nga hetimet e deritanishme të policisë gjermane është mësuar se shqiptari ka qenë brenda makinës së tij kur u qëllua me armë.

Edhe pse mbeti i plagosur, ishte në gjendje të dilte nga mjeti tip BMW, dhe më pas u gjet i shtrirë në rrugë. Pranë tij u gjet edhe një armë, për të cilën nuk ka të dhëna se kujt i përket.

Sa për autorët, ende nuk ka asnjë pistë nëse ka qenë një person i vetëm apo disa që sulmuan 36-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Aktualisht po hetohet në pistën e vrasjes të mbetur në tentativë, ndërsa hetuesit gjermanë po kërkojnë edhe ndihmën e dëshmitarëve okularë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...