Me heroinë dhe hashash, arrestohen dy të rinj në Tiranë

E mërkurë, 01 May 2019 14:13

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët janë kapur në flagrancë dhe u është sekuestruar heroinë e kanabis.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: A.D. vjeç 30, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të tij në momentin e kapjes në flagrancë si dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e proves materiale : 18.2 gr lëndë e dyshuar narkotike Heroinë , 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet e pandërprera në zbatim të Planit të Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Goditen dhe dy raste të tjera në kuadër të këtyre masave.

Sekuestrohet heroinë e kanabis, në pranga dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Policisë Tiranë, në vijim të kontrolleve të pandërprera për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në zonën " Komuna e Parisit" një shtetas shpërndante lëndë narkotike heroinë, si dhe në rrugën " Lord Bajron" një tjetër shtetas shpërndante lëndë narkotike marijuanë në doza të vogla, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë kanë hetuar me metoda speciale hetimi për një periudhë kohore disa ditore , duke u finalizuar me arrestimin në flagrancë të tyre dhe konkretisht:

- shtetasit A.D. vjeç 30, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të tij në momentin e kapjes në flagrancë si dhe gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën dhe sekuestruan më cilësinë e proves materiale : 18.2 gr lëndë e dyshuar narkotike Heroinë , 1 peshore elektronike dhe 1 celular.

- shtetasit K.Ç., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali shërbimet e policisë i kanë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...