Grabitja në Rinas, Gjykata vë në pikëpyetje dëshminë e të penduarit

E mërkurë, 01 May 2019 21:39

Gjykata për Krimet e Rënda ka vënë re pika të errëta në dëshminë e Bengasit, i cili para prokurorëve ka mohuar që të ketë modifikuar furgonin e grabitjes, apo që modifikimi të jetë bërë në servisin ku ai punonte.

Në vendimin gjyqësor të zotëruar nga A2 CNN arsyetohet se Alkond Bengasi, ka dhënë kontributin e tij në realizimin e grabitjes. Gjykata ngre dyshime se Bengasi nuk i ka ndryshuar vetëm baterinë furgonit “Chervolet”, pasi ai ndonëse pretendon se e ka parë atë me ngjyrë jeshile, e ka dalluar në videot e ngjarjes nga parakolpi i pasmë, në një kohë që mjetit i ishte ndryshuar ngjyra dhe stema. “Pra, vetëm një person që kishte bërë modifikime, njihte detaje të tilla”, arsyetohet në vendim.

Në të njëjtën linjë, Gjykata i referohet në vijim deklarimit të Bengasit se pasi kishte njohur mjetin në media, ai kishte shkuar te banesa e Klement Çalës. “Nuk kishte pse të shkonte atje, kur ai nuk i dinte dhe nuk kishte marrë pjesë në detaje lidhur me ngjarjen”, konstatonte Gjykata.

Sipas trupit gjykues, Bengasi kishte mjetet dhe aftësitë teknike për të bërë modifikimin e mjetit dhe madje ka marrë pjesë në takime metë dyshuarit si organizatorë të grabitjes, Admir Murataj, Klement Çala e Eldi Çala.

Gjykata nënvizon edhe faktin se vetë Bengasi ka deklaruar se pas ngjarjes ka fikur telefonin me pretendimin se kishte pasur frikë dhe se kishte ndryshuar vendbanimin nga Bradasheshi te Liqeni i Thatë në Tiranë, ku banonin Admir Murataj e Klement Çala, pikërisht në kohën kur dyshohet se ka nisur të planifikohej grabitja në Rinas.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...