Rreth një muaj pas grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit, vajza dhe familja e Admir Muratajt, një prej autorëve që mbeti i vrarë, ka ngritur një padi penale ndaj Policisë së Shtetit dhe punonjësve të FNSH-së.
Sipas avokatit të familjes, policia duhet ta arrestonte dhe jo ta ekzekutonte.
“Kush e qëlloi Admirin duhet të dalë para ligjit, kërkojmë që të hetohen punonjësit e policisë pasi dyshojmë se është vrarë qëllimisht”, janë shprehur familjarët e Muratajt.