VIDEO/ Erion Veliaj u fal klientëve tokat shtetërore. PD: Vendimi i jashtëligjshëm

Premte, 03 May 2019 14:31

Kryetari i Këshilltarëve Bashkiak të PD, Kreshnik Çollaku, përmes një deklarate për mediat nga selia e PD-së denoncoi një vendim të marrë sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Sipas tij, ky këshill ka kaluar sot 6 vendime që kishin të bënin me administrimin e pronës publike, vendime të cilat kërkonin një shumicë prej 3/5.

Përmes një video të shpërndarë për mediat, Çollaku thotë se vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin, pasi në sallë në ato momente janë të pranishëm 31 vetë dhe jo 37 që do të duheshin për të plotësuar kuotën.

 

‘Ky akt mafioz e manipulator qartësisht bëhet që mafies, klientëve pranë Bashkisë së Tiranës t’ju plotësohet oreksi për grabitjen e pronës publike’,- denoncoi ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...