Ish-zyrtari i Policisë: Si investoi Rilindja në farën speciale të hashashit

Saturday, 04 May 2019 11:01

Një operacion i gjerë nga autoritetet turke ka çuar në pranga 7 shqiptarë ndërkohë që është sekuestruar një sasi rekord prej 1.2 ton droge e llojit kanabis e modifikuar gjenetikisht e cila dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria.

Gjithashtu, janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda. Ndërkohë ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Dritan Zagani rikthen në kujtesën e tij dhe të gjithë ndjekësve të tij në Facebook, se si vite më parë ai arriti të zbulonte ekzistencën e një bime të tillë e cila do të rritje në kohë rekord dhe do të sillte padyshim të ardhura të shumta.

Kjo drogë speciale për të cilën mediat shqiptare dhe turke bënë ‘namin’ duke e cilësuar si një sukses bashkëpunimi me kapjen e kësaj sasie, tanimë është kthyer në një nga prodhimet më të rëndësishme të Rilindjes.

Më poshtë statusi i Dritan Zaganit

Para me shume se 5 vitesh ne Fier kisha nje informacion te tille se po sillej nje fare speciale qe prodhohet ne ambjente te mbyllura si dhe me nje cikel rritjeje te shkurter(3 muaj) eshte gati…!

Ate kohe qe e deklarova une publikisht se kisha nje info te tille dhe per “inxhinierin” hollandez se bashku me teknologjine qe kishin sjelle ne Fier trafikantet,disave iu duk si lajthitje e imja, disave si fantashkence dhe shumica e harroi shpejt si fakt…!

Por ja qe faktet e sotme si dhe koha e provuan me se miri kete gje, qe rilindja dhe pjella e saje sapo moren pushtetin filluan investimet serioze per zhvillimin e prodhimit te droges, dhe kishin nje strategji te sakte ne ate qe do ndertonin per te ardhmen, dhe keto qe po them i provojne me se miri faktet qe dalin perdite ne te kater anet e globit ku shqipet dhe prodhimi i tyre bio kapet nga policite e vendeve te ndryshme….!

Ama ne Shqiperi ka “ZERO”droge, mos harroni qe pas liderit e tha dhe vete gjenerali i vete-shkarkuar…direktiva e rilindjes u çua perpara edhe pa Sajen e çunat e tije brilante..!

Sa te kemi rilindjen dhe liderin e saje fanar ndriçues te droges rrini te qete, prodhim i garantuar, dhe emri “Kolumbi” i merituar…!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...