Supergrabitja në Rinas, kush është polici i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Saturday, 04 May 2019 16:49

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-efektivin e Rinasit, Mariglen Hoxha, i cili dyshohet si përfshirë në grabitjen e 6 milionë eurove në Rinas.

Sipas grupit hetimor, Hoxha ka ndihmuar me informacione për mbërritjen e autoblindave me para vëllezërve, Klement e Eldi Çala si edhe personin që mbeti i vrarë, Admir Murataj.

Shpallet në kërkim ndërkombëtar ish-efektivi i policisë Mariglen Hoxha që dyshohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se u përfshi në grabitjen spektakolare të 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

Prej tri vitesh Hoxha, kishte shërbyer në Komisariatin e Policisë së Rinasit, ndërsa ishte larguar nga detyra me dëshirën e tij në muajin mars të këtij viti pasi nuk pranoi të transferohej në një tjetër rreth.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshon se ish-polici ka pasur rol kyç në grabitjen e 6 milion eurove brenda pistës së aeroportit të Rinasit. Nga hetimet ka rezultuar se Hoxha ka ndihmuar organizatorët e grabitjes me informacione të detajuar si edhe për oraret e mbërritjes së autoblindave të bankave të nivelit të dytë me para drejt aeroportit.

Përveç ish-efektivit Hoxha, janë shpallur në kërkim me urdhër të organit të akuzës edhe 4 persona të tjerë.

Grupi hetimor dyshon se personat organizator për grabitjen e Rinasit janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala si edhe Admir Murataj. 46-vjeçari mbeti i vrarë rreth një kilometër larg Rinasit gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Edhe pse janë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të RENEA-s konkretisht në tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, përsëri policia nuk ka rënë ende në gjurmët e parave të grabitura mesditën e së martës të 9 prillit në Rinas.

E vetmja provë e fortë që ka Prokuroria e Krimeve të Rënda është dëshmia e të arrestuarit Alkond Bengasi, i cili ka pranuar se ka modifikuar në servisin në pronësi të Eldi Çelës në periferi të Elbasanit, furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen verifikime edhe për 20 zyrtarë të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe TIA-s, lidhur me grabitjen e Rinasit. Burime nga grupi hetimor i kësaj çështjeje thonë se përveç ICTS, edhe zyrtarë të këtyre dy institucioneve mund të kenë kryer shpërdorim detyre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...