Pedagogu Mark Marku në fjalën e mbajtur në konferencën ku ishte i pranishëm kreu demokrat Lulzim Basha, ish-europarlamentarja Doris Pack dhe akademikë të tjerë të njohur në vend, ngriti disa shqetësime për arsimin e lartë.
Marku tha se qeveria po pushton universitetin, ndërsa shtoi se kërkimi shkencor është i dobët, ndërsa nënvizoi se autonomia e universitetit po zhduket.
“Gjendja në universitet është katastrofike. Nuk ka kërkim shkencor, ai është shembur. Kur shembet kërkimi shkencor, ka rënë universiteti, ka rënë tempulli i dijes. Universitetit po i hiqet autonomia dhe ky është tjetër aspekt që dëshmon rënien e aulave universitare. Qeveria po pushton universitetin”, është shprehur Marku.