Kriza familjare shqiptare, në një vit 4500 divorce

E Enjte, 16 May 2019 08:43

Familja shqiptare është në krizë. Shifrat më të fundit të INSTAT i referohen vitit 2017, ku numërohen 4500 divorce. Nga këto 80% e kërkesave për divorc në gjykatë është regjistruar nga gratë. Ekspertët ligjorë vlerësojnë se shkaku kryesor është dhuna ndaj grave, por të shoqëruara këto me probleme ekonomike për shkak të papunësisë apo bixhozit shkruan tch.

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, përfaqësues të besimeve fetare në Tiranë bëjnë thirje për ta mbrojtur atë duke e kosideruar familjen të shenjtë, pasi pasojat e ndarjeve të prindërve i vuajnë shumë fëmijët e tyre.

Fatma Karaj, përgjegjëse e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman, thotë se “fëmijëve u ndalet zhvillimi”.

Kriza e familjes shqiptare nisi të bëhej e dukshme pas viteve ‘90 dhe po t’u referohesh shifrave të Instat-it janë 677 mijë çifte që kanë lidhur martesë duke bërë betimin “derisa vdekja të na ndajë”, por mbi 80 mijë çifte nuk i kanë qëndruar këtij betimi. Sociologë dhe psikologë bëhen bashkë kur thonë se fëmijët të cilët janë rritur me prindër të ndarë shfaqin probleme në shoqëri.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...