Sot homazhe për majorin Klodian Tanushi. 16 maji zi kombëtare

E Enjte, 16 May 2019 10:11

Ka filluar homazhe në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në Camp Adazi të Letonisë, pas shpërthimit të një mine.

Homazhet po mbahen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpallI major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”. Ndersa me vendim te Keshillit të Ministrave, 16 maji u shpall dite zie kombetare.

 “Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.” -thuhej në vendimin e këshillit të ministrave.

Shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë u mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit, i cili ishte komandant i kontigjentit shqiptar. Major Tanushi ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes së rëndë në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta.

Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë në vrap. Fotoja me kupën e fituar dhe që e mban në dorë majori i ndjerë Klodjan Tanushi, i përket pikërisht asaj dite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...