Më shumë se 9 grabitje, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Greqi

E Enjte, 16 May 2019 15:45

Shkatërrohet një bandë shqiptare që sistematikisht kryente plaçkitje me armë në pikat e karburantit, në objektet private nëparkimin e makinave dhe të shtëpive në pjesë të ndryshme të Atikës.
Për rrjedhojë pas një operacioni policor të organizuar në Athinë, Kaisariani, Nea Ionia Acharnes dhe Artemis u arrestuan gjashtë anëtare të grupit, të moshës mes 22 dhe 41 vjeç, të cilët, sipas policisë, kanë kryer më shumë se nëntë plaçkitje me armë dhe një vjedhje.

 

Ata akuzohen për krijim organizate kriminale që kryen plaçkitje dhe vjedhje të rënda në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur, si dhe për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu me këtë grup është arrestuar edhe një 26-vjeçare greke e akuzuar për fshehje krimi pasi ka strehuar një kriminel 40-vjeçar shqiptar edhe ky pjesë e grupit. Nga hetimet e policisë bëhet me dije se të pandehurit, për gjashtë muaj, rresht kishin formuar një organizatë kriminale që sistematikisht kryente grabitje të armatosura

Personat tashmë të arrestuar vepronin në grupe prej dy deri në pesë persona, me një përbërje të ndryshme për secilin rast. Sulmet kryheshin zakonisht ne mëngjes nëpër biznese pas kërcënimit me armë zjarri dhe me armë të ftohta të mprehta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në rastet kur ata godisnin kompanitë e parkimit të automjeteve, ata largonin automjetet e konsumatorëve, duke përdorur çelësat e tyre të mbajtura në zyrat e këtyre vendeve parkimi.
Mjetet e vjedhura pastaj i përdornin si mjete transporti për të kryer krime të tjera. Autoret vepronin me maska, ndërsa për komunikimet e tyre të ndërsjella përdornin telefona celularë dhe karta SIM të regjistruara në emra personash jo ekzistente.

Nga hetimet e policisë dhe nga kontrollet e kryera në shtëpitë e të pandehurve dhe në vende të ndryshme, janë gjetur dhe konfiskuar, ndër të tjera: Një kallashnikov, pushkë sulmi me karikator dhe 30 fishekë, dy pistoleta me karikatore te mbushur si dhe 5 fishekë, një revolver me 20 fishekë, 1.100 gram kanabis si dhe katër vetura private. Deri më tani, janë zbuluar gjashtë grabitje në stacionet e shërbimit, 2 në mjediset e parkimit privat, një grabitje në shtëpi dhe një vjedhje me motor.

Përveç kësaj, për një 31-vjeccar të arrestuar pjesë e këtij grupi, rëndojnë pesë vepra si vrasje me qëllim, konspiracion, grabitje, vjedhje, armëmbajtje dhe pa leje dhe eksplozivë ndërkohë që ka edhe dy urdhër-arreste për konspiracion, grabitje dhe trafik droge. Gjithashtu, mbi një 30-vjeccar edhe ky pjesë e grupit ka një urdhër arresti për konspiracion, grabitje, vjedhje dhe rrëmbim personi.

Të arrestuarit dhe dosja në ngarkim të të arrestuarve shqiptarë është dërguar në Prokurorinë e Athinës dhe do të vazhdojnë hetimet për përfshirjen e tyre edhe në krime të tjera të ngjashme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

Aktualitet

220 të sëmurë aktivë, ja si është gjendja e pacientëve në spital

Prej dy ditësh numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është rritur. Deri më tani numri i personave aktivë me koronavirus në vendin tonë është 220 raste, kryesisht...

Tragjike në Mamurras, gruaja e ish-boksierit gjendet e djegur në banesë (VIDEO)

Aktualitet

Tragjike në Mamurras, gruaja e ish-boksierit gjendet e djegur në banesë (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Mamurras, ku një 69-vjeçare është gjetur e djegur në banesën e saj, ku jetonte e vetme. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima, Gjelina Hoti...

Dërguan afër 4 ton drogë nga Shqipëria në Itali, në pranga shqiptarë e italianë

Kronikë

Dërguan afër 4 ton drogë nga Shqipëria në Itali, në pranga shqiptarë e italianë

BRINDIZI / LECEGuardia Di Finanza e Brindizit në bashkëpunim me Antimafian Italiane të Leces kanë përfunduar me sukses sot në mëngjes operacionin e quajtur “San Silvestro 2018”, që ka cuar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!