Operacioni “Sytë e akullt” shkatërron bandën e shqiptarëve/ Emrat

E mërkurë, 22 May 2019 22:03

Karabinieri në Casale Monferrato të Italisë ka vënë në pranga 4 shqiptare, në kuadër të operacionit të koduar “Sytë e akullt”. Ata ishin pjesë e një grupi kriminal, i cili akuzohet për grabitje në disa zona të Italisë Veriore kryesisht nga Piemonte në Lombardia.

Kreu i grupit ishte Cesk Thani, i cili bashkë me tre shqiptarë të tjerë kryeni grabitje të pamëshirshme madje edhe gjatë ditës. Thani, që drejtonte grupin ishte gjithmonë i pajisur me pistolete, ndërsa tre të tjerët Agustin Pjetërgjokaj, Kristjan Keci dhe Kristjan Mehilli 24, 28 dhe 25 vjeç e ndiqnin nga pas me shufra hekuri në duar.

Hetimi ndaj këtij grupi kishte nisur në nëntor të viti të kaluar. Gjithçka kishte filluar kur ata kishin grabitur një biznesmen i cili kishte një sipërmarrje që prodhonte verë.

Sipërmarrësi, një 56 vjeçar kishte qenë me tre nga miqtë e tij tek kompania, kur u kërcënua disa herë me vdekje nga banda.

Ai kishte hap kasafortë dhe grabitësit kishin arritur të merrnin 10,000 euro, stoli dhe objekte të tjera të çmuara. Në ikjen ata gjithashtu vodhën një makinë.

Nga kjo goditje, në sajë të pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së biznesit, karabinieri arriti të gjurmonte makinën e përdorur nga grabitës që ishte në pronësi të një personi që kishte kontakt me udhëheqësin e bandës.

Grupi është arrestuar një natë më parë dhe tashmë ndodhen në burg. Ata akuzohen për “grup kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të armatosur në shtëpi”; “posedimin të paligjshëm të armëve”, “ posedim mjeteve për vjedhjes”; “lëndime të rënda të personave të grabitur”. Ndërsa hetimet ndaj këtij grupi vijojnë dhe nuk përjashtohet mundësi se ata janë autorë të të tjera vjedhjeve të kryera në Italinë Veriore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...