Sulejman Demollari mbush 55 vjeç, Meta: I lumtur me familjen dinamovite

E Enjte, 23 May 2019 08:31

Presidenti Ilir Meta ka ndarë në llogarinë e  tij në Facebook një moment të veçantë.

Kreu i shtetit ka qenë i pranishëm në festën për ditëlindjen e 55-të të futbollistit të shquar Sulejman Demollari.

Meta ka zbuluar kështu se në festën e organizuar ishin të pranishëm edhe figura të tjera të shquara që i kanë dhënë zë futbollit shqiptar.

Postimi i presidentit.

I lumtur të isha dje pjesë e një feste të veçantë me familjen dinamovite, me rastin e 55-vjetorit të Sulejman Demollarit të madhërishëm. Kaq shumë yje dhe kapitenë të Dinamos dhe Kombëtares në një ambient aq të ngushtë dhe modest nuk kam parë, nga Iliaz Ceco te Mujo Targaj. Kënaqësi të takoja për herë të parë Ilir Pernaskën, i cili kishte ardhur nga jashtë për të ndarë gëzimin dhe kujtimet e kohëve të lavdishme me shokët e ekipit. S'mund të mungonin dhe Ballgjini me Markon e Faruk Sejdinin.Të gjithë e ndjenin mungesën e pazëvendësueshme të Zërit e Luarasit, dhe nderimi për kujtimin e tyre ishte emocionues. E pamundur të mungonte Halit Gega, i cili mori shumë urime për suksesin e fundit të vëllait, Skënder Gega. Ky ishte momenti kur ndihej më mirë gjigandi Perlat Musta. Kishte dhe “kundërshtarë” të tjerë tepër të rrezikshëm si Shkëlqim Muça, Sokol Kushta, Hysen Zmijani, Millan Baci etj. Aty kuptoje fuqinë e sportit dhe forcën e ekipit. I nderuar të merrja nga Demollari fanellën e tij me dy njësha, pasi ai ka qenë njësh edhe në fushë edhe jashtë saj, por dhe frymëzim për shumë femijë e të rinj për t'u bërë si ai.

Modifikuar më E Enjte, 23 May 2019 09:22

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...