Kapet Xhezairi, shqiptari që u arratis nga burgu në Greqi

Tuesday, 28 May 2019 14:13

Policia greke ka arritur ta shtjerë në dorë paraditen e sotme, të burgosurin shqiptar Albiano Xhezairi që u arratis nga burgu i Avlonës. Ai u kap në rrugën Menandru të Athinës. Në arrati ka mbetur shoku i tij sirian, dënuar me 7 vjet burg për futjen kontrabandë të refugjatëve.

Xhezairi, që konsiderohet se bën pjesë aktive në atë që quhet Mafia e Koridhalos, bashkë me 21-vjeçarin sirian, u arratisën mbrëmjen e së hënës në orën 21:40. Kur njeri nga të burgosurit kapërceu i pari gardhin e burgut, u pa nga një polic jashtë rrethimit. Ai e kuptoi se çfarë po ndodhte, por të arratisurit, që u bënë dy, e qëlluan në fytyrë dhe u zhdukën në errësirë.   

Disa muaj më parë, Xhezairi u përfshi në një sherr në në Spitalin Psikiatrik të Koridallos që rezultoi në humbjen e jetës së një personi. Në atë kohë disa thoshin se shqiptarët vepronin nën komandën e "trurit" të burgut. Pas konfrontimit, Xhezairi u dërgua në burgun e Avlonës, ??ku dhe u arratis.

Albiano Xhezairi është dënuar me 16 vjet burg në Greqi për trafik droge dhe si pjesë e një grupi kriminal. Ai transportonte drogë në kufirin Shqipëri-Greqi derisa u kap në maj të vitit 2017 në Athinë.

Por dosja penale e Xhezairit është e rëndë. Ai është person i kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Aleksandër Bardhit në Shëndelli të Sarandës në vitin 2016.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...