Pano Soko: Ja si bëhet pastrimi i parave në koncesione

E Enjte, 30 May 2019 22:01

Eksperti i ekonomisë Pano Soko i ftuar në emisionin “Të pakespozuarit” në “News 24” tha se në koncesione bëhet pastrim parash. Soko shpjegoi gjithë skemën si bëhet sipas tij grabitja dhe pastrimi i lekëve.

 

“Ne i klasifikojmë si koncesione, por janë në të vërtetë tendera. Por duke qenë se janë tendera të shtrira në kohë, atëherë kanë gjetur këtë formatin për partneritete të kompanive private. Kompania ka shkuar me një projekt te qeveria, e kompania i ka thënë më duhen 140 milionë euro.

Kompania merr gjysmën e parave kredi. Do marrë 70 milionë euro kredi. Por kompania nuk ka buxhet, nuk ka para dhe këtu qëndron problemi. Në lojë do të futen 70 milionë euro, ndërsa 70 nuk preken. E gjitha bëhet për vjedhje parash. Është skemë grabitjeje dhe pastrim paraje. Nga 10 lekë, 1 shkon për rrugën, të tjerat nuk dihen”, tha Pano Soko, ekspert ekonomie.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...